Nxirret nga gërmadhat trupi i kosovarit që humbi jetën nga tërmeti

Është nxjerrë nga gërmadhat Shemsedin Abazi, kosovari nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, I cili humbi jetën tragjikisht në tërmetin apokaliptik që goditi dje Shqipërinë, shkruan Periskopi. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani përmes Facebook-ut. “Tashme sapo e nxorrem nga germadhat e hotel Tropikal, te ndjerin Shemsedin Abazi, […]
Është nxjerrë nga gërmadhat Shemsedin Abazi, kosovari nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, I cili humbi jetën tragjikisht në tërmetin apokaliptik që goditi dje Shqipërinë, shkruan Periskopi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani përmes Facebook-ut.
“Tashme sapo e nxorrem nga germadhat e hotel Tropikal, te ndjerin Shemsedin Abazi, nga Livoqi i Eperm i Gjilanit. Ngushllime familjes Abazi nga vdekja tragjike e djemeve te tyre nga termeti !”, ka shkruar Hasani në Facebook.
Shemsedin Abazi është njëri nga dy vëllëzrit nga Gjilani, të cilët humbën jetën nën gërmdhat e hotel Tropikal në Shqipëri.
Të dy vëllëzërit kishin shkuar në Shqipëri për të punuar, një ditë pas tërmetit të tmerrshëm që goditi shtetin shqiptar./Periskopi/














