Nuk ishte milioner: Rexhep Selimi ndër deputetët më të varfër të VV-së sipas AKK

Rexhep Selimi, i njohur në luftë me nofkën 10-shi, tregoi sot se kishte marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për t’u paraqitur si i dyshuar. Selimi, asnjëherë më parë pas luftës nuk ishte përballur me procese gjyqësore kundër tij. Deputeti i Vetëvendosjes u konfirmua para disa ditësh se ia kishte dalë […]
Deputeti i Vetëvendosjes u konfirmua para disa ditësh se ia kishte dalë mbanë të siguronte votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Legjislaturës së VII të Kuvendit të Kosovës.
Sidoqoftë, duket se në kryerjen e kësaj detyre do t’i dalin në rrugë prokurorët e Speciales, fillimisht duke marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit, shkruan Periskop.
E Selimi do ta ketë të zorshme t’i kapërdijë fjalët e tij që ia drejtoi kryeministrit në dorëheqje, z.Ramush Haradinaj, duke i thënë se “UÇK-ja nuk mbrohet në heshtje” pasi ky i fundit kishte vendosur të mbrohej në heshtje me rekomandim të avokatit.

Nëse avokati i Selimit do t’ia bënte të njëjtin rekomandimi, për arsye morale Selimi duhet që të mos e dëgjojë.
Sidoqoftë, cila është pasuria e z.Selimi?
Sa i përket pasurisë së paluajtshme, ai ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit dy banesa në vlerë të përbashkët prej 156 mijë eurosh, një tokë bujqësore në vlerë të 13 mijë eurove dhe një truall në vlerë të 15 mijë eurove.
Ai ka deklaruar se ka në pronësi edhe tri vetura që së bashku mbërrijnë shufrën e 23 mijë e 600 eurove.
Kësisoj, del që z.Selimi në fakt nuk është milioner siç janë disa prej kolegëve të tij që garuan për deputetë. /Periskopi












