Nuk i morën pagën e tetorit, minatorët e Trepçës nisin grevën

Minatorët e Kombinatit metalurgjik Trepça në Kosovë të hënën kanë hyrë grevë. Këtë e ka konfirmuar, Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, hyrja në grevë ka ardhur si pasojë e mosmarrjes së pagës së tetorit dhe kushteve jo të mira të punës. “Minatorët kanë hyrë […]

Minatorët e Kombinatit metalurgjik Trepça në Kosovë të hënën kanë hyrë grevë.

Këtë e ka konfirmuar, Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, hyrja në grevë ka ardhur si pasojë e mosmarrjes së pagës së tetorit dhe kushteve jo të mira të punës.

“Minatorët kanë hyrë në grevë. Janë tri pika kryesore apo kërkesa të minatorëve. Pagat të paguhen, është data 11 nëntor dhe ne ende nuk kemi marrë paga, po ashtu minatorët nuk kanë marrë një përqindje të pagave edhe të muajve të kaluar, ushqimi është shumë i dobët, tani e sa muaj minatorët nuk kanë marrë dorëza, çizme të punës”, ka deklaruar Osmani.

Ai tha se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të kërkuara.

Minatorë të kombinatit metalurgjik “Trepça” thonë se kjo ndërmarrje është duke kaluar në një fazë të vështirë financiare, edhe si shkak i mosmenaxhimit të duhur.

Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Trepça ishte në mesin e ndërmarrjeve më të mëdha në ish-Jugosllavi. Por, që nga paslufta është përballur me probleme të shumta sa që asnjëherë nuk arriti të rimëkëmbet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?