Noizy reagon ashpër: Ikin nga Shqipëria dhe postojnë video nëpër ndeja

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë prezent në Durrës dhe Thumanë për t’iu gjendur nga afër të prekurve nga dy tërmetet e tmerrshme që goditën vendin. Ai ka publikuar imazhe nga aksionet humanitare që ka ndërmarrë gjatë këtyre ditëve, duke iu ofruar njerëzve strehim, ushqim si dhe mbështetje morale. Ndërkohë, […]
Ai ka publikuar imazhe nga aksionet humanitare që ka ndërmarrë gjatë këtyre ditëve, duke iu ofruar njerëzve strehim, ushqim si dhe mbështetje morale.
Ndërkohë, ai së fundmi duket të jetë i inatosur me disa persona, të cilët pas vizitën në vatrën e tërmetit duket se i janë drejtuar argëtimit.
Në një status të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi i cili ka jetuar në Durrës shkruan me thumbim ndaj këtyre personave.
“Ikin nga Shqipëria dhe postojnë video nëpër party jashtë shtetit. Super k*rva si jem dhe femra”, kanë qenë fjalët e reperit në Instagram.
I njëjti më pas ka vendosur që ta fshijë këtë postim, i cili duket të jetë bërë në inatosje e sipër.
https://www.instagram.com/p/B5W_JAXJCHj/?utm_source=ig_web_button_share_sheet













