Nobelistit Handke mund t’i hiqet shtetësia austriake për shkak të pasaportës jugosllave

Nobelistit Handke mund t’i hiqet shtetësia austriake për shkak të pasaportës jugosllave

Diskutimi mbi afërsinë e Peter Handkes me ish-Jugosllavinë nuk ka të mbaruar, dhe tani është vënë në pikëpyetje nëse  Handke mund të vazhdojë të ketë nënshtetësi austriake. Shkrimtari austriak, që mori çmimin “Nobel” për letërsi më 10 tetor, ka pasur pasaportë jugosllave, njofton platforma online “The Intercept”. Nëse pasaporta ekziston dhe Handkes do t’i jepej […]

Diskutimi mbi afërsinë e Peter Handkes me ish-Jugosllavinë nuk ka të mbaruar, dhe tani është vënë në pikëpyetje nëse  Handke mund të vazhdojë të ketë nënshtetësi austriake.

Shkrimtari austriak, që mori çmimin “Nobel” për letërsi më 10 tetor, ka pasur pasaportë jugosllave, njofton platforma online “The Intercept”.

Nëse pasaporta ekziston dhe Handkes do t’i jepej shtetësia jugosllave, atëherë shkrimtari më 1999 do të kishte humbur shtetësinë austriake. Por sipas Der Standard nuk mund të përcaktohet koha kur është bërë Handke shtetas serb.

Pasaporta, autenticiteti i së cilës është konfirmuar për “der Standard” nga miku dhe arkivisti i Handkes, Hans Widrich, ishte dhënë më 15 qershor 1999 nga ambasada jugosllave në Vjenë. Një javë më herët, drama e tij “Die Fahrt im Einbaum oder Das Stück zum Film vom Krieg” ishte dhënë premierë në Wiener Burgtheater.

Përmes saj, Handke kritikonte gjykatat për krime lufte, pak kohë pasi  presidenti serb Slobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte.

Vetë Handke kishte mbajtur një fjalim në funeralin e Milosheviqit në vitin 2006, për çka  edhe ishte kritikuar.

Së fundmi, fotografitë e lëshimit të pasaportës në vitin 1999 janë gjetur në arkivën e Handkes në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë.

Ato janë hequr nga uebfaqja, por të martën janë rikthyer sërish online.

Kjo është konfirmuar për “Der Standard” nga drejtori i librarisë letrare, Bernhard Fetz. Fotografitë janë marrë nga arkivi privat i mikut të tij në Salzburg, Hans Widrich, në shtëpinë e të cilit Handke kishte jetuar për tetë vjet.

Është e paqartë përse Handke është pajisur me pasaportë jugosllave krahas asaj austriake.

Widrich ka thënë të mërkurën për “Der Standard” se Handke kishte dhënë arsye mjaft banale për marrjen e pasaportës jugosllave:

“Ai udhëtonte në Jugosllavi zakonisht i shoqëruar nga një mik jugosllav dhe tërbohej kur ky i fundit paguante përgjysmë më pak për dhomën e njëjtë të hotelit.Me pasaportën e re, ky problem ishte zgjidhur”, ka thënë Widrich.

Shtetësia e dyfishtë në Austri,  vetëm në raste të jashtëzakonshme

Në parim, austriakët që dëshirojnë të bëhen shtetas të një shteti tjetër duhet të kërkojnë leje nga autoritetet për të mbajtur shtetësinë austriake. Kjo lejohet vetëm në raste të veçanta.

Në Departamentin e Shtetësisë në Carinthia, kanë thënë se  Handke asnjëherë nuk ka bërë një kërkesë të tillë.

A është Handke ende austriak?

“Kësaj pyetjeje nuk do t’i përgjigjen autoritetet shtetërore”,  kanë thënë nga zyra e Peter Kaiser.

Aty është konfirmuar se natyralizimi i Handkes me shtetësi jugosllave do të shkaktonte dëbimin e menjëhershëm të tij nga Austria. Megjithatë, nuk dihet nëse ka pasur një natyralizim të tillë në Jugosllavi.

“Ne kemi vetëm fotografitë e pasaportës në media”, thotë Kaiser.

Mund të ndodhë që Handke të ketë marrë vetëm pasaportën, por shtetësia formalisht nuk i është dhënë asnjëherë. Administrata lokale tashmë ka ngarkuar qeveritarin lokal, Kaiser, për t’i hetuar faktet.

A duhet Peter Handke t’i frikësohet një procedure testuese?

Krahina e Karinthisë ka thënë për “Der Standard” se tani për tani  “nuk ka nevojë për ndonjë veprim”.

Të mërkurën ka pasur paqartësi sa i përket fotografisë së pasaportës në arkivën online të Bibliotekës Kombëtare.

Widrich, që mban të drejtat e fotografive si arkivist privat, të mërkurën, ka kërkuar heqjen e fotografive nga databaza, ku biblioteka e ka pranuar kërkesën për arsye ligjore.

Kjo është konfirmuar për “Der Standard” nga  drejtori i librarisë letrare të Bibliotekës Kombëtare, Bernhard Fetz.

Pak më vonë, fotografitë janë kthyer sërish online: Widrich ka shpjeguar se ka folur personalisht me Handken nëse fotografitë mund të shfaqen.

Shkrimtari ka thënë se nuk sheh ndonjë problem sa i përket kësaj çështje.

Por sipas mikut të tij Windrich, në çfarëdo rasti, shkrimtari sot është austriak, ku sipas tij, përveç tjerash ai merr pjesë në pritjet e ambasadorit austriak në Paris, përcjell periskopi.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?