Nju Jorku me ligj të ri për përdorimin e termit ‘i huaj i paligjshëm’

Nju Jorku me ligj të ri për përdorimin e termit ‘i huaj i paligjshëm’

Qyteti i Nju Jorkut njihet për larminë e popullatës. Njerëz nga e gjithë bota shkojnë të jetojnë atje, por kjo nuk do të thotë se nuk ekziston racizmi. Komisioni për të Drejtat e Njeriut në qytetin e Nju Jorkut ka mbështetur një ligj për gjoba të rënda ndaj atyre që përdorin termin ‘i huaj i […]

Përdorimi i termit ‘i huaj i paligjshëm’ në gjuhë poshtëruese ose kërcënimi për të thirrur zbatuesit e ligjit për imigracionin ndaj një individi në Qytetin e Nju Jorkut, tani mund të rezultojë në një gjobë deri 250 mijë dollarë.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut i bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut publikoi një pamflet me disa shembuj: për shembull një shkollë që nuk reagon nëse një nxënëse që vesh hixhab vihet në shënjestër, ose një punonjës që këmbëngul që klientët të flasin anglisht ose të largohen nga vendi.

Përmes një postimi në Twitter kryebashkiaku Bill de Blasio komentoi lajmin :

“Nëse doni të vini në qytetin e emigrantëve dhe përpiqeni të përhapni urrejtje, do të përballeni me posoja”.

Bashkia do të caktojë fonde shtesë për të mbështetur familjet emigrante. Mbi 16 milion dollarë do të caktohen për Projektin e Bashkimit të Familjeve Emigrante që ofron ndihmë juridike falas për emigrantët. Core Johnson është me Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut.

“Në qytetin tonë ku 36 përqind e 8.6 milion njerëzve që jetojnë këtu dhe nuk kanë lindur në Shtetet e Bashkuara, po financojmë këtë program që shpresojmë të jetë model për qytetet e tjera në mbarë botën se si të luftojmë kundër racizmit, ksenofobisë dhe agjencisë së padrejtë të imigracionit.”

Por jo të gjithë pajtohen me politikën e re. Gerard Kassar, krytar i Partisë Konservatore të shtetit të Nju Jorkut, thotë se ligji i ri ka të ngjarë të përfundojë në gjykatë.

“Është si një kapitull i ri në librin me titull ‘1984’ nga autori George Orwell, është dora e hekurt e qeverisë. Sugjeron se Qyteti i Nju Jorkut ka aftësitë të lexojë mendjet e njerëzve dhe mendoj se është tërësisht jashtë funksionit. Ne nuk besojmë se do t’i mbijetojë provës në gjykatë kur dikush me siguri do të hapë padi.”

Njujorkezët nuk ngurrojnë të shprehin opinionet e tyre për ligjin e ri. Ja si shprehet një kalimtar.

“Kemi Amendamentin e Parë, mund të shprehemi si të duam. Nuk mund të hiqet nga kushtetuta. Ku do të jetojmë ne? Në një vend komunist?”

“Nuk duhet përdorur në mënyrë diskriminuese. Por nëse njerëzit gjobiten dhe mësojnë se si të mos jenë racistë, atëherë do ishte mirë”, thotë një grua.

Termi “i huaj i paligjshëm” përdoret nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare kur flitet për individë të lindur jashtë Amerikës të cilët nuk janë banorë të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara. /VoA

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?