Njeriu i zgjedhjeve: PZAP garantoi integritetin zgjedhor

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar për vendimin e fundit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, shkruan Periskopi. Sipas Kryeziut, PZAP ka mbrojtur integritetin zgjedhor duke garantuar votën e lirë dhe numërimin e secilës votë në mënyrë të drejtë. […]
Sipas Kryeziut, PZAP ka mbrojtur integritetin zgjedhor duke garantuar votën e lirë dhe numërimin e secilës votë në mënyrë të drejtë.
“PZAP, me vendimet e saj ka garantuar Integritetin zgjedhor, transparencën e nevojshme, votimin e lirë dhe numërimin e secilës votë në mënyrë të drejtë. Vendimet e PZAP-së garantojnë standardet universale për zgjedhje të drejta dhe të lira. Këto standarde, janë shumë më të rëndësishme se secili rezultat që mund të dalë në zgjedhje, më të rëndësishme se koha dhe procedurat për tu zbatuar”, ka shkruar ai.












