Nitaj i AAK’së: Ftesa e Speciales për Veselin, një lajm i keq për Kosovën

Muharrem Nitaj nga AAK ka thënë se është lajm i keq ftesa nga Specialja për kreun e PDK-së, Kadri Veselin. Nitaj ka shkruar se ky ‘turr’ i Gjykatës Speciale është edhe një goditje për vendin. Ja reagimi i plotë: Ftesa nga Gjykata speciale per drejtuesit me te larte te Kosoves, pas Kryeministrit Haradinaj sot edhe […]
Nitaj ka shkruar se ky ‘turr’ i Gjykatës Speciale është edhe një goditje për vendin.
Ja reagimi i plotë:
Ftesa nga Gjykata speciale per drejtuesit me te larte te Kosoves, pas Kryeministrit Haradinaj sot edhe Kryeparlamentarit Veseli, eshte nje lajm i keq per Kosoven!
E shoh qe plot njerez gjithe kete “gjueti shtrigash” po e marrin me sportivitet, por e verteta eshte se pertej nje goditjeje personale per secilin veç e veç, turri i Speciales dhe momentumi kur ai behet, eshte nje goditje per vendin!
Te mjere jane ata njerez qe i ferkojne duart ne fatkeqesine e tjetrit, sepse fatkeqesia kete here eshte kolektive!












