Nisma në Kuvend, vështirësohet arritja e marrëveshjes për koalicionin LVV-LDK

Nisma në Kuvend, vështirësohet arritja e marrëveshjes për koalicionin LVV-LDK

Me vërtetimin e vendimit të PZAP-it për t’i anuluar votat e Serbisë Gjykata Supreme ia ka garantuar koalicionit Nisma – AKR – PD që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës. Kësisoj, përfundimisht Vetëvendosja do t’i ketë 29 deputetë, LDK-ja 28 deputetë, PDK-ja 24 deputetë, AAK- PSD-ja 13 deputetë dhe Nisma – AKR – PD-ja […]

Me vërtetimin e vendimit të PZAP-it për t’i anuluar votat e Serbisë Gjykata Supreme ia ka garantuar koalicionit Nisma – AKR – PD që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kësisoj, përfundimisht Vetëvendosja do t’i ketë 29 deputetë, LDK-ja 28 deputetë, PDK-ja 24 deputetë, AAK- PSD-ja 13 deputetë dhe Nisma – AKR – PD-ja 6 deputetë, gjë që do ta ndërrojë edhe natyrën e kalkulimeve për koalicionin e ardhshëm qeverisës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e tre kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Halitit, Arta Bajralijës dhe Alban Hysenit, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili urdhëronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve t’i heqë nga rezultati përfundimtar mbi 3 mijë votat e ardhura nga Serbia.

Heqja e këtyre votave nga rezultati i shpallur prej KQZ-së më 7 nëntor ia mundëson koalicionit Nisma – AKR – PD ta kalojë pragun prej 5 për qind dhe të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës. Sipas rezultateve aktuale pas këtij vendimi, Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet me 29 deputetë në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës me 28 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës me 24 deputetë, koalicioni AAK – PSD me 13 deputetë, ndërsa koalicioni Nisma – AKR – PD do t’i ketë 6 deputetë në legjislaturën e shtatë.

Në linjë me këtë do të ndryshojë edhe natyra e koalicioneve që do ta bëjnë qeverinë e ardhshme. Dy partnerët potencialë për krijimin e koalicionit qeverisës LVV – LDK, tash do të kenë vështirësi të tjera në arritjen e marrëveshjes.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?