NISMA akuzon anëtarët e Vetëvendosjes se po kërcënojnë e shantazhojnë stafin e QNR-së

NISMA akuzon anëtarët e Vetëvendosjes se po kërcënojnë e shantazhojnë stafin e QNR-së

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar me pretendimet ndaj Vetëvendosjes për presion gjatë numërimit të votave. Pas nisjes së rinumërimit të 1472 kutive të votimit, kjo parti ka lëshuar një komunikatë për media nga ku kanë thënë se kanë vërejtur një numër të madh të parregullsive. Vëzhguesit e kësaj partie, siç thotë Nisma janë duke u ballafaquar […]

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar me pretendimet ndaj Vetëvendosjes për presion gjatë numërimit të votave.

Pas nisjes së rinumërimit të 1472 kutive të votimit, kjo parti ka lëshuar një komunikatë për media nga ku kanë thënë se kanë vërejtur një numër të madh të parregullsive.

Vëzhguesit e kësaj partie, siç thotë Nisma janë duke u ballafaquar me presione nga anëtarët e VV-së në KQZ.

“Ata kanë ndërhyrë edhe duke kapur fletëvotimet, për më tepër edhe duke vendosur se cilat nga ato fletëvotime janë të vlefshme apo të pavlefshme”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Nismës:

Pas vendimit të PZAP-së, KQZ ka urdhëruar QNR-në që të filloj me rinumërimin e 1472 kutive të votimit.

Siç edhe është e përcaktuar me ligj, partitë politike kanë të drejtë që të dërgojnë vëzhgues për të monitoruar këtë proces.

Mbarëvajtja dhe administrimi i këtij procesi është obligim dhe detyrë e administratës së KQZ-së. Ne si parti politike, vazhdimisht jemi duke përcjellë këtë zhvillim, dhe gjatë gjithë këtyre ditëve të rinumërimin, vëzhguesit kanë vërejtur shumë parregullsi dhe janë ballafaquar me presione të ndryshime nga anëtarët e LVV-së në KQZ.

Ata kanë ndërhyrë edhe duke kapur fletëvotimet, për më tepër edhe duke vendosur se cilat nga ato fletëvotime janë të vlefshme apo të pavlefshme.

Prandaj, në bazë të raporteve ditore të vëzhgueseve tanë në QNR, përfaqësuesit e LVV-së në KQZ, përkatësisht znj. Nazlie Balaj dhe z. Adnan Rrustemi vazhdimisht kanë ndërhyrë në tavolinat ku po bëhet rinumërimi i votave, duke kërcënuar dhe shantazhuar stafin dhe vëzhguesit e angazhuar në QNR. Të apostrofuarve më lartë nuk ju mjafton presioni mbi punëtorët e QNR-së dhe vëzhguesit e partive tjera, ata ndërhyjnë edhe fizikisht në fletëvotime.

Ndërhyrjet e vazhdueshme të znj. Nazlie Balaj dhe z. Adnan Rrustemi në tavolinat e rinumërimit për të dirigjuar se cila votë është e vlefshme apo e pavlefshme dhe presioni që po u bëhet vëzhguesëve dhe stafit të QNR-së është skandaloz dhe në kundërshtim me ligjin. Asnjë anëtar i KQZ-së nuk ka të drejtë të ndërhyjë në tavolinat e numërimit dhe aktivisht të angazhohet në rinumërim, e aq më tepër të marrin rolin aktiv të vlerësuesit të vlefshmërisë së votave. Gjatë këtij procesi, tash e disa herë ka ndodh ky veprim nga këta anëtarë të KQZ-së.  Sipas raporteve të vëzhguesëve tanë, dje gjatë ditës, znj. Nazlie Balaj dhe z. Adnan Rrustemi kanë ndërhyrë në mënyrë aktive duke kërcënuar, duke rinumëruar e duke vlerësuar vota. Prezenca gjithëditore apo e shpeshtë brenda ditës e anëtarëve të KQZ-së është e pazakontë dhe sjellja e tyre e përshkruar më lartë në QNR është e paligjshme. Për më tepër, shqetësues është fakti se tanimë këta dy anëtarë të KQZ-së kanë qëndrime publike antiligjore dhe kanë qenë aktiv në deformimin dhe falsifikimin e rezultatit zgjedhor.

Prandaj, i bëjmë thirrje kryetares së KQZ-së, që të ndalojë urgjentisht ndërhyrjen e këtyre anëtarëve të KQZ-së në procesin e rinumërimit të votave. Duke ditur përgjegjësitë e qarta ligjore të anëtarëve të KQZ-së që janë të parapara me ligj,  ndërhyrja e çdo anëtari të KQZ-së në tavolinat e rinumërimit është presion, është intimidim, duke shfrytëzuar pozitën e tyre për të ndikuar ndaj punëtorëve të administratës, që janë përgjegjës për rinumërimin e votave, po ashtu është qëllim për të penguar vëzhguesit e partive politike për të kryer detyrën e tyre të paraparë me ligj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?