Nis takimi Mustafa-Kurti

Ka nisur takimi në mes kryetarit të LVV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa në një nga restorantet e Prishtinës, të cilët synojnë partneritet për formimin e Qeverisë së ardhshme. Ky takim është parlajmëruar dje nga kreu i LVV-së Albin Kurti i cili tha se me përjashtim të postit të kryeministrit, me Mustafën […]
Ka nisur takimi në mes kryetarit të LVV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa në një nga restorantet e Prishtinës, të cilët synojnë partneritet për formimin e Qeverisë së ardhshme.
Ky takim është parlajmëruar dje nga kreu i LVV-së Albin Kurti i cili tha se me përjashtim të postit të kryeministrit, me Mustafën do të diskutojnë për të gjitha pozitat e tjera.
Ky është takimi i parë në mes Kurtit e Mustafës, pas përfundimit të raundit të takimieve të grupeve punuese të të dyja partive, raporton Periskopi.
Si LVV ashtu edhe LDK kanë dhënë se si reaultat i këtyre takimeve janë dakorduar për 90 përqind të çështjeve programore që përfshijnë të gjitha fushat./Periskopi/












