Nis fushata kundër dhunës në baza gjinore

Nis fushata kundër dhunës në baza gjinore

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, sot në Prishtinë organizata UN Women do të hapë fushatën “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila do të shoqërohet me ndriçimin e Bibliotekës Kombëtare Publike “Pjetër Bogdani” në ngjyrë portokalli. “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore” […]

“16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore” është një fushatë ndërkombëtare vjetore që fillon më 25 nëntor – Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 dhjetor – Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Çdo vit ndërtesat ikonike në të gjithë botën ndriçohen në ngjyrë portokalli për të ngritur vëmendjen globale ndaj kërcënimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë zyrtarë të profilit të lartë nga institucione dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa të pranishmëve do t’i drejtohet Alia El-Yassir, drejtoreshë rajonale e UN Women e Evropës dhe Azisë Qendrore, si dhe Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Me rastin  e hapjes së kësaj fushate, në Gjakovë do të organizohet marsh sensibilizues që do të mbahet  prej orës 12:30.

Pjesëmarrësit e marshit do të nisen nga objekti aktual i Komunës së Gjakovës dhe do të vazhdojnë me ecje deri në Çarshinë e Vogël.

Aktiviteti koordinohet nga anëtarët e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje (MKKDHF) dhe vullnetarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) Gjakovë.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave pas vdekjes së tri motrave domenikane, të cilat luftuan për të pasur një vend të lirë dhe të shkëputur prej diktaturës së asaj kohe.

Sipas OKB-së, 35% e grave dhe vajzave në shkallë globale përjetojnë një ndër format e dhunës që ushtrohen ndaj kësaj gjinie.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?