Ngritet aktakuzë kundër sirianit që kontrabandonte migrantë në Kosovë

Ngritet aktakuzë kundër sirianit që kontrabandonte migrantë në Kosovë

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër shtetasit sirian, M.A., për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”. Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.A., shtetas i Sirisë, i cili gjendet në paraburgim nga data 22.08.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi […]

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër shtetasit sirian, M.A., për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.A., shtetas i Sirisë, i cili gjendet në paraburgim nga data 22.08.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni  164 paragrafi 1 dhe paragrafi 8 pika 1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Siç njofton kjo prokurori, në bazë të aktakuzës, i pandehuri M.A., me datë 22.08.2019, rreth orës 04:00 në Prizren, është vërtetuar se merret me kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që paraprakisht ka kontaktuar me të dëmtuarin A.K., përmes telefonit gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë me datat 16.08.2019 dhe 19.08.2019, ashtu që janë marrë vesh që i njëjti t’i dërgojë deri në kufirin e Kosovës në Pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ku më pas të dëmtuarit kanë kaluar jashtë vendit të përcaktuar përmes malit dhe kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, ku më pas i njëjti i ka pritur në vendin e caktuar dhe me automjet i ka bartur deri në qytetin e Prizrenit, shkruan lajmi.net.

“Më pas, në afërsi të një hoteli është ndaluar nga ana e patrullës së Policisë dhe me kontrollimin paraprak të automjetit është vërtetuar se në automjet kanë qenë tre shtetas të huaj dhe atë A.K., O.S., dhe A.I., të cilët nuk posedonin asnjë dokument identifikues, me ç’rast është vërtetuar se dy prej tyre janë nga Siria ndërsa i treti është shtetas Irakian, të cilët më pas janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren”, bëhet e ditur në njoftim.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  M.A.,  ka përmbushur elementet e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?