Ngjarjet më të rëndësishme të ditës në Kosovë

Ngjarje të ndryshme janë planifikuar të mbahen sot në Kosovë, shkruan Periskopi. Një pjesë të këtyre ngjarjeve të planifikuara, me vendin dhe kohën e mbajtjes, e për të cilat do të mund të lexoni në Periskopi, i gjeni më poshtë. Instituti i Prishtinës për Studime Politike, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti GAP […]
Një pjesë të këtyre ngjarjeve të planifikuara, me vendin dhe kohën e mbajtjes, e për të cilat do të mund të lexoni në Periskopi, i gjeni më poshtë.
Instituti i Prishtinës për Studime Politike, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti GAP organizojnë diskutim me temën “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit”. (Hotel ‘Swiss Diamond’, Prishtinë, ora 10.00)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) shënon 20-vjetorin e themelimit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10.00-12.15)
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll Bernard Challandes mban konferencë për medie para takimit me Anglinë për Euro 2020. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 11.00)
Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati takohet me shtabin emergjent, FSK-në, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, Kryqin e Kuq e akterë të tjerë të shtabit, si pjesë e inskenimit të një tërmeti 5.5 shkallë në këtë komunë. (Oborri i objektit komunal, ora 12.00. Pas takimit me shtabin, në ora 14:00 do të intervenohet në shkollat e mesme të Kamenicës)
Prezantohet Plani Rregullues i Hollësishëm për zonën te Fakulteti Teknik në lagjen ‘Bregu i Diellit’. (Salla e Modelariumit të Fakultetit të Arkitekturës, Prishtinë, ora 18:00)
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mban stërvitje para duelit me Anglinë për Euro 2020. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 18.00)
Laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukëege merr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të QKRMT-së. (‘Sheshi 21’, Prishtinë, 18:30)












