Nga diaspora ende po vijnë fletëvotime, VV kërkon numërimin e tyre (Dok.)

Çështja  e numërimit të votave si duket s’ka të përfunduar. Edhe pas një muaji e gjysmë nga kryerja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të luftojë për votat e mërgatës. Ky subjekt politik dje ka dorëzuar një ankesë në PZAP, përmes së cilës kërkon që ta obligojë KQZ’në që të marrë parasysh edhe 392 vota të […]

Periskopi ka siguruar dokumentin e ankesës së Vetëvendosjes, përmes së cilës përmend edhe vendimin e 30 tetorit nga Gjykata Supreme që të numërohen 4639 pako me fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.

‘’Mos numërimi i këtyre fletëvotimeve nga ana e sekretariatit të KQZ’së, për mos verifikim dhe mos numërim të 392 pakove të fletëvotimeve të dërguara me postë brenda afateve ligjore, nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit, përbën veprim kundërligjor dhe kundërkushtetues’’, thuhet në ankesën e VV’së.

Periskopi ka tentuar të kontaktojë edhe me dikë nga KQZ, por nuk ka marrë përgjigje.

Vetëvendosje edhe para disa javësh kishte shprehur ankesë në Gjykatën Supreme në mënyrë që të numëroheshin të gjitha votat e ardhura nga diaspora. Si rezultat, kjo gjykatë kishte aprovuar kërkesën e tyre.

Aktualisht, Qendra e Numërimit të votave po rinumëron votat e kontestuara, ndërsa pritet që të hënën të përfundojë ky proces. KQZ ka paralajmëruar se me certifikim do të dalin gjatë javës së ardhshme, por nëse vendoset për numërimin edhe të këtyre 392 votave, ky proces do të vazhdojë të zvarritet./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?