Nervozohet Vuçiq: Macron më tha t’i komentoja qëndrimet e Thaçit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se ‘Hashim Thaçi nuk i ka treguar presidentit Macron se çka dëshiron Kosova’. Vuçiq thotë se është pyetur nga Macron të tregojë se si e kupton deklaratën e Thaçit që ‘Prishtina është e gatshme për marrëveshje me Serbinë’. Ai tregon t’i ketë thënë Macronit se ‘këtë e ka dëgjuar […]
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se ‘Hashim Thaçi nuk i ka treguar presidentit Macron se çka dëshiron Kosova’.
Vuçiq thotë se është pyetur nga Macron të tregojë se si e kupton deklaratën e Thaçit që ‘Prishtina është e gatshme për marrëveshje me Serbinë’. Ai tregon t’i ketë thënë Macronit se ‘këtë e ka dëgjuar edhe dy apo tri vjet më parë’.
“Ai është gati për një marrëveshje për paqe që nënkupton se Serbia duhet ta njoh Kosovë. Kush jeni ju të na njihni kur jemi vend i pranuar në OKB kështu që neve nuk na nevojitet njohja juaj”, ka thënë Vuçiq duke komentuar deklaratën e Thaçit, përcjell Periskopi.
Vuçiq ka thënë se në të kaluarën janë takuar me Thaçin më shpesh, por së fundmi, gjërat kanë ndryshuar. Ai ka përcjellur edhe deklaratën e presidentit franvez, i cili ka thënë se do të dëshironte që ‘Europa të ishte ndërmjetëse në zgjidhjen e çështjes së Kosovës’./Periskopi/












