Në orën 16:00 nis rinumërimi i 1472 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të fillojë me rinumërimin e vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), shkruan Periskopi. Nga KQZ bëjnë të ditur që ky proces do të fillojë në ora 16:00. “Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon […]
Nga KQZ bëjnë të ditur që ky proces do të fillojë në ora 16:00.
“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
Kujtojmë që pas disa ankesave të partive dhe kandidatëve për deputet, PZAP ka marrë vendim që të rinumërohen 1742 vendvotime./Periskopi/












