Në Kosovë për 24 orë ndodhën 3 aksidente me fatalitet

Në Kosovë për 24 orë ndodhën 3 aksidente me fatalitet

Vetëm brenda 24 orëve, nëpër rrugët e Kosovës ndodhen 58 aksidente. E tri nga to ishin me pasoja fatale. Tre persona, në pjesë të ndryshme të Kosovës humbën jetën. Fillimisht, në autostradën Duhël – Suharekë, lëndimeve të marra nuk arriti t’iu përballojë një grua. Sipas Policisë së Kosovës, ajo ndërroi jetë të shtunën, në Qendrën […]

E tri nga to ishin me pasoja fatale.

Tre persona, në pjesë të ndryshme të Kosovës humbën jetën.

Fillimisht, në autostradën Duhël – Suharekë, lëndimeve të marra nuk arriti t’iu përballojë një grua.

Sipas Policisë së Kosovës, ajo ndërroi jetë të shtunën, në Qendrën Klinikë Universitare në Prishtinë.

Ndërkohë,  në rrugën Ferizaj – Lipjan,  një 21 vjecare humbi jetën, ndërsa pesë të tjerë mbeten të lënduar.

Kurse aksidenti i tretë me fatalitet, ndodhi natën e së shtunës në Novobërdë.

Këtu, u goditën për vdekje dy këmbësorë, kurse njëri prej tyre nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Shoferi serb që po e ngiste veturen, dyshohet që ishte nën ndikimin e alkoolit.

I njëjti, sipas Policës së Kosovës, është dërguar në mbajtje.

E aksident me lëndime të rënda trupore, kishte edhe në rrugët kryesore të Podujevës.

Sic shihet në këto pamje, një veturë derisa po kyçej në rrugë, goditet nga një tjetër që po vinte me shpejtësitë madhe.

Sipas Policisë, katër persona përfunduan me lëndime trupore.

Ndërkohë, as Mitrovica nuk shpëtoi pa aksidente me të lënduar.

Këtu, katër persona kërkuan ndihmë mjekësore, pas një aksidenti mes dy veturave në rrugën “Ramadan Kelmendi”

Ndërkohë, aksidente me dëme të mëdha materiale pati edhe në fshatin Besi të Podujevës dhe në qytetin e Vushtrrisë.

Kurse në fshatin Rezallë të Skenderajt, një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi një përmendore.

Për këtë, Policia e Kosovës të dielën ka apeluar tek të gjithë vozitësit, që ta respektojnë ligjin dhe ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

Vetëm gjatë së shtunës kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, 3 prej tyre me fatalitet, 27 me të lënduar dhe 28 aksidente të tjera me dëme materiale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?