Në këto ditë të rënda për Shqipërinë, Rama kapet me mediat: Paralajmëron mbylljen e tyre

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka kërcënuar mediat me mbylljen me forcë të tyre, nëse sipas tij, të njëjtat vazhdojnë me publikimin e ‘lajmeve të rreme që hapin panik’. “Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj […]
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka kërcënuar mediat me mbylljen me forcë të tyre, nëse sipas tij, të njëjtat vazhdojnë me publikimin e ‘lajmeve të rreme që hapin panik’.
“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!”, shkruan Rama në tëitter.
Kryeministri, vendi i të cilit së bashku me aleatë të saj janë në përpjekje për të shpëtuar jetëra njerëzish e sanuar dëmet e mëdha materiale ka vazhduar me një tjetër postim në tëitter, pëmes të cilit urdhëron mediat të ndalojnë raportimet të cilat ai i konsideron ‘sharlatanizma delirantësh vendas e të huaj’.
“Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”, shkruan Rama në postimin e dytë në tëitter.
Kujtojmë se deri tani në Shqipëri bilanci i viktimave që kane humbur jetën si pasojë e tërmetit ka shkuar në 41./Periskopi/












