Ndotja e ajrit kërcënim për kosovarët

Ndotja e ajrit kërcënim për kosovarët

Ndotja e ajrit në Kosovë, në veçanti në kryeqytet, po kërcënon shëndetin e popullatës. Sipas matjeve të përditshme të cilësisë së ajrit, rezulton se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog, që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra, kanë thënë zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Për shkak […]

Sipas matjeve të përditshme të cilësisë së ajrit, rezulton se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog, që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra, kanë thënë zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Për shkak të shkallës së lartë të ndotjes, Instituti u ka rekomanduar institucioneve kompetente që në mënyrë urgjente të përpilohet një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Jemi të obliguar të informojmë popullatën me shkaqet e ndotjes së ajrit i cili mund të kërcënon shëndetin e qytetarëve ,tha Era Pireva, zëdhënëse e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Ajo shtoi se vlerat e PM2.5 gjatë dimrit pritet të jenë disa herë mbi vlerat normale. Instituti Kombëtar propozon këto masa strategjike, që “Urgjentisht të përpilohet një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet. Adoptimi dhe transpozimi i legjislacionit të ajrit në përputhje me direktivat e EU dhe standardeve të OBSH. Implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e aerondotjes”, ka thënë Pireva, raporton televizioni publik.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se po që se nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative për shëndetin e popullatës.

E zëdhënësi i Ministrisë se Mjedisit, Leotrim Sahiti, tha për televizionin publik se kanë hartuar projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, por që ka mbetur pa u miratuar për shkak të shpërbërjes së kuvendit.

Në si ministri kemi hartuar projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe presim që pas krijimit të legjislaturës së ardhshme të kuvendit ky ligj të miratohet dhe pastaj të vazhdojmë më nxjerrjen udhëzimeve administrative që kompletojnë kornizën ligjore sa i përket mbrojtjes se ajrit nga ndotja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike rekomandon qytetarët se kur ajri ka vlera të larta të ndotjes të reduktojnë daljet në rrugë dhe ne vendet me ajër të ndotur, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, Kjo veçmas vlen për personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat. Të qëndrohet në shtëpi dhe mos të hapen dritaret për ajrosjen e dhomave derisa zgjasin vlerat e larta.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?