Ndërrimi i statutit: Pse Albin Kurti vendosi që hapur të bëhej diktator në partinë e tij?

Vetëvendosje ka ndërruar një pjesë të statutit të saj ku kërkohej që kryetari i saj të jepte dorëheqje në rast se do të merrte pozitën e kryeministrit të vendit. Kurti doli njeriu më i votuar në Kosovë me mbi 183 mijë vota, ose rreth 7 mijë më shumë se kandidatja e LDK-së, znj.Vjosa Osmani. Para […]
Kurti doli njeriu më i votuar në Kosovë me mbi 183 mijë vota, ose rreth 7 mijë më shumë se kandidatja e LDK-së, znj.Vjosa Osmani.
Para zgjedhjeve ai kishte deklaruar në transmetim direkt se do të respektonte statutin e partisë së tij, duke ofruar dorëheqje në rast se do t’i besohej pozita e kryeministrit të vendit, shkruan Periskopi.
Madje, gjatë emisionit Debat+ në RTV Dukagjini ai u duk sikur nuk kishte dijeni se në statutin e partisë së tij ishte një nen i tillë.
Por, pse Vetëvendosje e kishte një nen të tillë që kërkonte nga kryeministri i kësaj partie të mos ishte kryetar?
Një gjë të ngjashme e promovon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës në rastin e presidentit të vendit. Nga presidenti kërkohet që të jetë unifikues dhe të mos bëj pjesë në asnjë parti politike, lëre më të jetë kryetar. Kjo kishte shkaktuar krizën institucionale që çoi në rrëzimin e z.Fatmir Sejdiu nga pozita e presidentit.
Mirëpo, Kushtetuta nuk kërkon që kryeministri të jetë apartiak. E megjithatë, standardet e Lëvizjes Vetëvendosje ishin më të larta. Statuti i kësaj partie kërkonte që edhe kryeministri të përfaqësonte një frymë unifikuese, dmth jopartiake.
Analistët e kanë vlerësuar si shkelje të parimeve një veprim të tillë nga Vetëvendosje dhe lideri i saj. Madje, Imer Mushkolaj i kontaktuar nga Periskopi e ka lidhur një gjë të tillë me frikën e liderit të Vetëvendosjes nga një përsëritje e trazirave brendapartiake që kishin ndodhur në fund të vitit 2017. /Periskopi












