Nait Hasani kujton momente të luftës me Veselin, i uron të dalë faqebardhë

Nait Hasani kujton momente të luftës me Veselin, i uron të dalë faqebardhë

Vazhdojnë reagimet për ftesën e Gjykatës Speciale për Kadri Veselin. Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka reaguar për ftesën e ardhur nga Gjykata Speciale për shefin e  partisë , njëherësh bashkëluftëtarin e tij, Kadri Veseli. Përmes një postimi në Facebook, Hasani ka përkujtuar momentet e luftës me Veselin dhe formimin e UÇK-së. Ai është shprehur […]

Vazhdojnë reagimet për ftesën e Gjykatës Speciale për Kadri Veselin.

Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka reaguar për ftesën e ardhur nga Gjykata Speciale për shefin e  partisë , njëherësh bashkëluftëtarin e tij, Kadri Veseli.

Përmes një postimi në Facebook, Hasani ka përkujtuar momentet e luftës me Veselin dhe formimin e UÇK-së.

Ai është shprehur i bindur se Veseli do të dalë fitimtar nga kjo betejë, dhe do të kthehet në Kosovë si një çlirimtar.

Postimi i plotë i Hasanit:

Shoku im i dashur, bashkëluftëtari im Kadri.

Ne bashkë me shumë shokë luftuam për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi kolonialist serb, që për njëqindë vite na mbajti të shtypur, të robëruar e nëpërkëmbur, të torturuar fizikishtë e shpirtërisht e duke na vrarë me gra e fëmijë, pleq e plaka, duke na shpërngulur nga tokat tona me forcë e terror, nëpër borë e shi me fëmijë të ngrirë rrugëve të kombit tonë Shqiptarë, duke na pushtuar nëpër shekuj pjesë – pjesë deri në shfarrosje, ndërsa fuqitë evropiane të kohës heshtnin duke bërë sehire.

Në fund shekullin që lamë pas, për ti dal në mbrojtje popullit tonë nga shfarrosja etnike nga masakrat e ushtrisë e policisë serbe, qe ushtria serbe veç bënte në Bosnje e Hercegovin dhe Kroaci, në vitet nëntëdhjeta dhe ne populli Shqiptarë në Kosovë, formuam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të mbrojtur e çliruar Kosovën dhe tokat tona Shqiptare, që ishin të shtypura e të pushtuara nga Serbia, që me të gjitha mjetet luftarake bënte gjenocid ndaj një populli të pambrojtur, për një shekull kundër Shqiptarëve nën Jugosllavin fashiste.

Dhe ne, ja arritëm e çliruam Kosovën nga pushtimi kolonial Serb.

 

Por, ne ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftën tonë nuk e bëmë kundër qytetarëve serb, që kanë jetuar e jetojnë në Kosovë. Luftën tonë të shenjtë e bëm kundër kriminelëve e makinerisë ushtarake shtetërore serbe, që masakroi popullin tonë autokton ndër shekuj.

Lufta jonë ishte e drejtë, e pastër e çlirimtare në bazë të të gjitha konventave ndërkombëtare.

Prandaj, asnjë gjykatë Speciale nuk mund ta gjykoj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pavarësisht ftesave për intervista e gjykime politike me akuza serbe.

Shoku im Kadri, mbaje kokën lartë, je çlirimtar dhe çlirimtarët nuk ka gjyq e gjykatë që i dënon, kur luftojnë për çlirimin dhe lirinë e kombit të vet.

Të njoh, ashtu siç dhe të kam njohur, qëndro ballëlartë përballë drejtësisë selektive evropiane, në mbrojtjen e luftës sonë Çlirimtare, për lirinë e kombit tonë.

Ushtira Çlirimtare është vlerë kombëtare e kombit tonë dhe nuk ka mundësi askush ta gjykoj këtë vlerë të shenjtë kombëtare.

Dalësh faqebardhë Kadri, të presim ÇLIRIMTAR !.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?