“Na u shemb tavani”, banori nga Preza tregon si shpëtoi nga tërmeti

Qemal Hoxha nga zona e Prezës në Vorë rrëfen për RTV ora momentin si arriti të shpëtojë nënën e sëmurë pas lëkundjeve nga tërmeti i 26 nëntorit. Banesa e tij është kthyer e pabanueshme ndërsa privatisht ka siguruar një çadër për të qëndruar më i sigurt se në shtëpi. Mes qytetarëve që kanë mundur të […]
Banesa e tij është kthyer e pabanueshme ndërsa privatisht ka siguruar një çadër për të qëndruar më i sigurt se në shtëpi.
Mes qytetarëve që kanë mundur të largohen pa u zënë nga muret e shtëpive si pasojë e tërmetit të së martës, është dhe familja Hoxha në zonën e Prezës në Vorë. Kryefamiljari Qemal Hoxha rrëfen për RTV Ora momentin se si shpëtoi pa u zënë nën rrënoja nënën e sëmurë.
“Filluan drithërimet më të forta. Dolëm në korridor, kishim plakën brenda. U detyruam shkuan e morën, hapëm derën me zor. Filluan të binin gurët, kur mora plakën është shembur gjysma e pallatit”
Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme banesa e familjes Hoxha është kthyer e pabanueshme, ndërsa situata bëhet më e vështirë me të ftohtin që ka trokitur dhe reshjet e shiut.
“Unë nuk rri dot brenda, nuk rrihet, jo se nuk dua unë”
E vetmja zgjidhje alternative është kjo çadër e cila është siguruar privatisht nga familja, për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
“Në çadër, nuk futem dot brenda”
Në zonën e Prezës janë të paktën 60 banesa të cilat janë kthyer të pabanueshme, ndërsa rreth 200 familje kanë nevojë për ushqime.












