Mustafa kundër Kurtit pas takimit: Do të flasim me Listën Serbe, nga ta varet edhe Qeveria

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me Albin Kurtin tha se do ta takojnë edhe Listën Serbe kur të vijë koha për formimin e Qeverisë. Ai tha se edhe me këtë parti por edhe me të tjerë partnerë të koalicionit do të takohet ajo parti e cila certifikohet si e para. “Sigurisht se do […]
Ai tha se edhe me këtë parti por edhe me të tjerë partnerë të koalicionit do të takohet ajo parti e cila certifikohet si e para.
“Sigurisht se do të ketë biseda me Listën Serbe dhe varësisht nga ato biseda do të jetë edhe vendimi. Sa i përket edhe Listës Serbe, edhe partnerëve të tjerë të mundshëm qeverisës, i mbetet atij që është i pari dhe nëse Vetëvendosja certifikohet si parti e parë, ne konsiderojmë se Vetëvendosja, ose mandatari i ardhshëm i Qeverisë duhet ta marrë iniciativën dhe t’i thërret të tjerët edhe LDK-në, për marrëveshjen e Qeverisë dhe prandaj dinamika e ardhshme dhe agjenda do të varet nga partia e cila përfundon si parti e parë dhe kandidati i cili do të jetë kandidat për kryeministër i Republikës së Kosovës. Për çështje të ndarje të ministrive, ekuivalencës do t’ju njoftojmë kur të bisedojmë me Vetëvendosjen”, tha Mustafa pas takimit me Kurtin.
Kujtojmë që Albin Kurti në vazhdimësi ka pohuar se Lista Serbe s’do të jetë pjesë e Qeverisë së tij, madje as nuk do të flasin me ta për këtë çështje./PERISKOPI/












