Murtaja: Dy kinezë preken nga një formë edhe më e keqe se ajo që kishte mbytur miliona evropianë

Dy kinezë janë diagnostikuar me murtajë, rastet e fundit të një sëmundjeje që më së shumti janë asociuar me katastrofat historike. Murtaja shkaktohet nga bakteri Yersinia pestis dhe mund të rrjedh në tri forma – infeksion mushkrish, e njohur si murtajë pneumonike; infeksion gjaku, e njohur si murtaja septikemike; dhe forma që afekton nyjet limfore, […]
Murtaja shkaktohet nga bakteri Yersinia pestis dhe mund të rrjedh në tri forma – infeksion mushkrish, e njohur si murtajë pneumonike; infeksion gjaku, e njohur si murtaja septikemike; dhe forma që afekton nyjet limfore, e quajtur murtaja bubonike.
Forma e fundit është ndoshta më e njohura, dhe ishte prapa shumë pandemive të rënda përfshirë edhe Vdekjen e Zezë të kohëve mesjetare, që thuhet se vrau mbi 60 për qind të popullsisë evropiane, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.
Dy rastet e reja që janë trajtuar në një spital në Pekin janë të formës pneumonike, e që është edhe më serioze e e rëndë se sa murtaja bubonike.
Sipas Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjesve [CDC] në ShBA, murtaja tipikisht shpërndahet te njerëzit që kishin ndërvepruar me kafshë të infektuara ose që ishin kafshuar nga pleshta.
Sidoqoftë, në rastet e murtajës pneumonike, ajo mund të shpërndahet kur personi i infektuar thjesht kollitet.
Në vitin 2017, Madagaskari kishte pasur një shpërthim të murtajës, me 2348 raste dhe 202 vdekje, 1791 prej të cilave kishin qenë të natyrës pneumonike. /Periskopi












