Moti në ditët në vijim

Moti në ditët në vijim

Ditëve në vijim, në Kosovë do të mbretërojë mot më i freskët dhe me shi, e në vende-vende me reshje më intensive Një sistem frontal do të kalojë mbi vendin tonë gjatë natës dhe ditën e enjte, që do të kushtëzojë mot më të freskët, të vranët dhe me reshje më të qëndrueshme shiu, ndërkaq […]

Ditëve në vijim, në Kosovë do të mbretërojë mot më i freskët dhe me shi, e në vende-vende me reshje më intensive

Një sistem frontal do të kalojë mbi vendin tonë gjatë natës dhe ditën e enjte, që do të kushtëzojë mot më të freskët, të vranët dhe me reshje më të qëndrueshme shiu, ndërkaq vende-vende këto reshje mund të jenë me intensitet më të lartë, ndaj edhe priten mundësi për përmbytje, bën të ditur Prishtina Weather.

Sipas shërbimit të meteorologjisë, “ditën e premte reshjet pritet të pushojnë, e ditën e shtunë do të mbajë mot më i butë me intervale me diell. Ditën e diel, sërish një sistem frontal pritet të kaloj mbi vend, që sjellë sërish të reshura shiu me karakter lokal”.

“Ditën e enjte temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, mirëpo ditëve të tjera sërish pritet të rriten mbi vlera mesatare. Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten rreth vlerave të mira dhe mesatare, mirëpo kohë pas kohe mund të rriten edhe në të pashëndetshme”, njofton PW.

Parashikimi për datat 7-11 nëntor:

7.11 – Më freskët, kryesisht vranët dhe me reshje më të qëndrueshme shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive.

8.11 – Reshjet e shiut vazhdojnë edhe orëve të hershme të mëngjesit. Ditën pjesërisht vranët, e në mbrëmje priten kthjellime.

9.11-10.11 – Ditën e shtunë mot i butë, me vranësira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel, kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me reshje lokale shiu.

11.11 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 7C deri në 12C, e maksimalet nga 15C deri në 17C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor, e të enjten në mbrëmje edhe nga veriperëndimi..

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht nën vlera normale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?