Mosvet: VV e pakënaqur me anulimin e votave të paligjshme nga Serbia

Mosvet: VV e pakënaqur me anulimin e votave të paligjshme nga Serbia

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar ndaj vendimit të PZAP-së për rinumërimin e 1472 vendvotimeve dhe për largimin përfundimtar të votave të jashtëligjshme që erdhën nga Serbia. Me këtë vendim, koalicioni Nisma-AKR ka gjasa shumë të mëdha që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës. Pa llogaritur rezultatin nga rinumërimet, Periskopi […]

Me këtë vendim, koalicioni Nisma-AKR ka gjasa shumë të mëdha që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës. Pa llogaritur rezultatin nga rinumërimet, Periskopi llogariti se pa 3100 votat e pavlefshme serbe, Nisma-AKR e kalon pragun për 20 vota.

Rrustemi, vendimin e PZAP e quan të jashtëligjshëm dhe e konsideron vendim politik që bie në kundërshtim me vendimet e mëparshme, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, Rrustemi e komenton me “mirë shumë” vendimin për heqjen e votave nga Serbia por shton se ky vendim bie në kundërshtim me vendimet e mëhershme – duke e bërë absurd kundërshtimin e mëhershëm nga Lëvizja Vetëvendosje.

Reagimi i plotë nga Rrustemi:

Kam menduar që PZAP nuk mundet me më befasu më shumë, por jo. Vendimet e sotme që veç ligjore e juridike nuk jane, heshti çdo parim e dispozitë ligjore. Vendime politike, pa asnjë bazë e pa asnjë hetim e verifikim në QNR, që kthejnë mbrapsht gjithçka.

Për tri vota të pavlefshme, PZAP ka shkuar në QNR dhe ka hetuar gjithë ditën, kurse për rreth 1500 kuti dhe largimin nga rezultati të disa votave, nuk kanë marrë as mundin që të vizitojnë QNR-në.

Ne vazhdimisht kemi kundërshtuar mënyren e regjistrimit e votimit nga Serbia. Madje kur të tjerët miratonin, unë kam bërë ankesa në PZAP e deri në Gjykatën Kushtetuese – të gjitha i refuzonin, sepse nuk ju duhej për aranzhmane politike të këtij lloji, por ju duheshin edhe për ta votuar Qeverinë. Tani u kujtuan që t’i heqin votat nga Serbia, mirë shumë. Por çfarë do të bëjnë me vendimet e tyre të mëparshme, të kundërta më këtë e për të njëjtën çështje.

Intenca për ta dëmtuar e devalvuar procesin zgjedhor, janë akti më antikushtetues ndaj demokracisë. E sendërtimi i rezultateve zgjedhore, me vendime politike: hiq një copë aty, e vendos këtu, janë goditje ndaj vullnetit të votuesve./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?