Moderatori i KTV-së provon ta poshtërojë Sejdiun e PSD-së, ky ia kthen “Nuk jam penduar që u largova nga VV-ja”

Dardan Sejdiu sot dha dorëheqje nga strukturat e PSD-së pas daljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit nga KQZ-ja. Ai sonte është i ftuar në Interaktiv të KTV-së ku po flet për veprimin e tij të fundit. Sejdiu ka fituar vetëm 4 mijë e 600 vota në këto zgjedhje dhe nuk ia doli […]
Sejdiu ka fituar vetëm 4 mijë e 600 vota në këto zgjedhje dhe nuk ia doli që të bëhej sërish deputet.
Moderatori provoi vazhdimisht ta poshtëronte duke e pyetur se çka ndodhi që më herët i kishte 39 mijë ndërsa tash vetëm 4 mijë e 600. Sejdiu e pranoi se ky ishte dallim i madh ndërkohë që moderatori qeshej derisa shtronte pyetjet, shkruan Periskopi.
Më tej, ai u pyet edhe nëse ishte penduar që u largua nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Jo, nuk jam penduar. Unë besoj te demokracia liberale dhe nuk mund të qëndroj në një subjekt që i dramatizon e i thjeshtëzon parimet,” – deklaroi z.Sejdiu.
Sejdiu nënkuptoi gjatë intervistës se koalicioni me AAK-në mund ta kishte dëmtuar PSD-në për shkak se “kishin struktura të ndryshme sociale të cilat i targetonin.” /Periskopi/












