Ministri Ismaili: Jemi në dispozicion me të gjitha kapacitetet mjekësore për Shqipërinë

Pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë, ka reaguar edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Ismaili ka njoftuar se ministria që ai drejton do t’i ofrojë Shqipërisë të gjithë ndihmën e nevojshme mjekësore si furnizimin me barna dhe shërbime të tjera, përcjell Periskopi. Postimi i Ismailit në Facebook I tronditur dhe i pikëlluar […]
Pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë, ka reaguar edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Ismaili ka njoftuar se ministria që ai drejton do t’i ofrojë Shqipërisë të gjithë ndihmën e nevojshme mjekësore si furnizimin me barna dhe shërbime të tjera, përcjell Periskopi.
Postimi i Ismailit në Facebook
I tronditur dhe i pikëlluar nga tërmeti me fatalitete në Shqipëri. Të lutemi për sa më pak humbje jetësh! Shqipërinë nuk do ta lëmë të vetme në rrënojat e kësaj tragjedie dhe do t’i japim ndihmën tonë. Prandaj, në një telefonatë me Ministren e Shëndetësisë në Shqipëri e njoftova se në këto momente të rënda ne nuk solidarizohemi vetëm me mendje e zemër, por edhe me mjekë, barëra dhe të gjitha kapacitetet e nevojshme shëndetësore që do t’i mobilizojmë në shpëtim të jetëve.












