Milaim Zeka: LDK mund të shpallet mandatare nëse Albin Kurti nuk i bën votat

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se nëse Kurti nuk mund t’i bëjë votat e duhura në Kuvend për të formuar qeverinë, presidenti Thaçi mund ta shpallë mandatar LDK’në për të formuar qeverinë. “Shpalosja e kartës nga Isa Mustafa për të kandiduar për president shteti, indirekt do ta prish pazarin e […]
“Shpalosja e kartës nga Isa Mustafa për të kandiduar për president shteti, indirekt do ta prish pazarin e koalicionit VV-LDK”, ka thënë Zeka.
Sipas Zekës, kjo po ndodh me qëllim që Kurti të mos mund t’i bëjë numrat, e pastaj t’ia japë mandatarin LDK’së.
“Nëse prishet pazari, Thaçi mundet me ia dhanë mandatimin Kurtit. Por, nëse Kurti nuk mund t’i bëjë numrat, presidenti mund ta shpallë mandatar LDK’në”, është shprehur Zeka.












