Metaj: Thirrja e VV’së për tubim të ‘Bashkimit Kombëtar’, vetëm për të tërhequr vëmendjen nga krimi dhe banditizmi

Redaktorja e emisionit ‘Opinion’, Desada Metaj ka reaguar pas ftesës që Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë për një tubim të ‘Bashkimit Kombëtar’, duke thënë se kjo po bëhet për të tërhequr vëmendjen nga krimi dhe banditizmi. Sipas Metajt, këto janë problemet kryesore të popullit shqiptar. Ja shkrimi i plotë: Thirrja e Vetëvendosjes për të organizuar […]
Sipas Metajt, këto janë problemet kryesore të popullit shqiptar.
Ja shkrimi i plotë:
Thirrja e Vetëvendosjes për të organizuar tubim të “Bashkimit Kombëtar” është thjesht një fletë e shkëputur nga propaganda e Rilindjes. Në një vend pa shtet, pa rend, te varfër, me një shoqëri në kufijtë e kriminalitetit, me mijra të rinj që duan vetëm të largohen, me një kryeministër që nuk zgjedh dot bashkëpunëtorë por vetëm banditë, nuk ka komb por emergjencë kombëtare!
Ndaj çdo organizim i tillë populist “kuq e zi” nuk është as më shumë e as më pak vetëm se shtojcë edramiste. Si fotot e “dëshmorëve” ne Bulevard, përrallat me agjenturë ruse apo emri i Pallatstadiumit…. thjesht dhe vetëm për të narkotizuar dhe tërhequr vëmendjen nga problemi kryesor i shqiptarëve sot : Krimi dhe Banditizmi!/PERISKOPI/












