Mësohet koha dhe vendi i takimit Kurti-Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Kurti dhe Mustafa do të diskutojnë për mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme, shkruan Periskopi. Takimi do të mbahet në ora 15.00 në njërin prej hoteleve të Kosovës, aty ku Mustafa dhe Kurti i kanë […]
Kurti dhe Mustafa do të diskutojnë për mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme, shkruan Periskopi.
Takimi do të mbahet në ora 15.00 në njërin prej hoteleve të Kosovës, aty ku Mustafa dhe Kurti i kanë mbajtur pothuajse të gjitha takimet e deritanishme.
Këtë lajm e konfirmoi për Periskopin, Besian Mustafa zëdhënës për media nga LDK.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme, lideri i LVV-së, kishte deklaruar se gjatë takimit me Mustafën nuk do të diskutohet për postin e kryeministrit, ndërsa do të ketë diskutime për të gjitha postet e tjera.
Kujtojmë se ka mbi javë që kanë përfunduar takimet e grupeve punese të VV-së dhe LDK-së për harmonizmin e programit qeverisës. Tashmë takimet në mes këtyre partive kanë kaluar në nivel të kryetarëve të të dy partive, takime këto që do të nisin sot./Periskopi/












