Mesazhet telefonike që i terrorizuan mbrëmë amerikanët

Mijëra përdorues të telefonave në ShBA janë ‘terrorizuar’ pasi mbrëmjen e së mërkurës kanë pranuar mesazhe të Ditës së Shën Valentinit. Këto mesazhe ishin nisur më 14 shkurt të vitit të kaluar, por se në telefonat e tyre kanë mbërritur 8 muaj më vonë, por se data e dërgimit të mesazheve përkonte me atë të […]
Mijëra përdorues të telefonave në ShBA janë ‘terrorizuar’ pasi mbrëmjen e së mërkurës kanë pranuar mesazhe të Ditës së Shën Valentinit.
Këto mesazhe ishin nisur më 14 shkurt të vitit të kaluar, por se në telefonat e tyre kanë mbërritur 8 muaj më vonë, por se data e dërgimit të mesazheve përkonte me atë të ditës së mërkurë.
Kjo preku edhe përdoruesit e Apple edhe ata të Androidit.
Mijëra klientë të telefonive T-Mobile, ATT &T, Sprint dhe Verizion, kanë paraqitur shqetësimet e tyre përmes twitterit.
Disa u ankuan për mesazhe të bezdisshme që u vinin nga ish-partnerët e tyre, ndërsa disa të tjerë u tronditën pasi pranuan mesazhe nga një i afërm apo mik që kishte ndërruar jetë.
“Sapo mora një mesazh nga numri I telefonit të mikes sime më të mirë, e vetmja çështje është se ajo ka vdekur që nga shkurti”, u ankua një klient në Twitter.
“Unë mora mbrëmë një mesazh në 3 të mëngjesit nga babai im ku shkruante ” Unë të dua dhe të mbështes “por ai (babai) tha se nuk i kujtohet që të ketë shkruar ndonjëherë diçka të tillë”, tha një tjetër klient.
Disa përdorues të tjerë thanë se kanë pranuar mesazhe të cilat ishin dërguar në më shumë se dy vjet më herët.
Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Kompania Syniverse u kërkoi falje 168.114 klientëve të cilët u prekën nga ky gabim, duke i siguruar që çështja është zgjidhur, përcjell periskopi.
“Ndërsa çështja është zgjidhur, ne jemi në proces të rishikimit të procedurave tona të brendshme për të siguruar që kjo të mos ndodhë më, dhe të punojmë në mënyrë aktive me ekipet tona që klientëve tanë t’ u përgjigjemi në të gjitha pyetjet që ata kanë “, tha William Hurley, zëdhënës i kompanisë.












