Merret vesh se çka do të diskutohet në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Megjithëse në njoftimin paraprak LDK nuk ka njoftuar se për çfarë do të bisedohet, Periskopi jo-zyrtarisht kupton se do të flitet për themelimin e Qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje. Një zyrtar i LDK-së thotë për Periskopin se pritet të diskutohet rreth marrëveshjes së mundshme […]
Megjithëse në njoftimin paraprak LDK nuk ka njoftuar se për çfarë do të bisedohet, Periskopi jo-zyrtarisht kupton se do të flitet për themelimin e Qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Një zyrtar i LDK-së thotë për Periskopin se pritet të diskutohet rreth marrëveshjes së mundshme për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
‘’Sot do të mbahet mbledhje e rregulltë e kryesisë. Ndër tjera do të diskutohet edhe për themelimin e qeverisë me VV-në’’./Periskopi/












