Mërgimtarët protestojnë para Bundestagut, kundërshtojnë zgjedhjen e spiunit rus si raportues për Kosovën

Mërgimtarët protestojnë para Bundestagut, kundërshtojnë zgjedhjen e spiunit rus si raportues për Kosovën

Shoqata e mërgimtarëve në Berlin po organizon protestë kundër spiunit rus si raportues për Kosovën në KE. Sipas të dhënave të marra, e të bazuara në burime të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, kandidati rus për raportues për Kosovën ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, […]

Shoqata e mërgimtarëve në Berlin po organizon protestë kundër spiunit rus si raportues për Kosovën në KE.

Sipas të dhënave të marra, e të bazuara në burime të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, kandidati rus për raportues për Kosovën ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontigjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001.

Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një qytetari shqiptar të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook që u bë nga organizata Love EU, bëhet thirrje për të kundërshtuar zgjedhjen e mundshme të ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus, Andrey Kondratyev.

“Të dashur bashkatdhetarë, Duke kundërshtuar zgjedhjen e mundshme të ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus Andrey Kondratyev si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës, më 14 nëntor (e enjte), në Berlin, para Bundestagut Gjerman do të protestohet me moton LOVE EU, not GRU #notGRU. Protesta do të fillojë në orën 09:00 në këtë adresë: Deutscher Bundestag: Marie Elisabeth Lüders Haus Adele Schreiber Krieger Straße 1”, thuhet në njoftimin e tyre.

Vlen të theksohet se ndaj zgjedhjes së spiunit rus reagoi edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, si dhe ish-ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj. Ata e konsideruan si të dëmshëm për Kosovën zgjedhjen e Andrey Kondratyev në një pozitë mjaft të rëndësishme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?