Me votat e anuluara nga KQZ, Lista Srpska shkon në 7,12% (Foto)

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa [PZAP] mori vendim dje që të anulonte votat e paligjshme që erdhën nga Serbia. Sot, Vetëvendosje në mënyrë flagrante i doli kundër qëndrimeve të saj duke u ankuar për rastin në Gjykatën Supreme. Me anulimin e këtyre votave nga Serbia, koalicioni Nisma-AKR arrinte që ta kalonte pragun zgjedhor për […]
Me anulimin e këtyre votave nga Serbia, koalicioni Nisma-AKR arrinte që ta kalonte pragun zgjedhor për t’u bërë pjesë e Legjislaturës së VII të Kuvendit të Kosovës për vetëm 20 vota.
Nga 4,98, ky koalicion ia dilte t’i merrte 5,02 për qind e jo 5,12 siç e thoshte matematika e z.Fatmir Limaj, shkruan Periskopi.
Por, si do të ndikonin këto vota për përqindjen e Listës Serbe.
Aktualisht, me 57 mijë e 15 vota, kjo parti që kontrollohet nga regjimi i Aleksandër Vuçiq kishte 6,75 për qind të votave të përgjithshme.
Por, me 3100 vota më shumë, Srpska dilte në 60 mijë e 110 dhe arrinte në 7,12 për qind. Me një përqindje të tillë, Lista Serbe do t’i kishte 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës pa ulëset e rezervuara.

Ndryshe, sipas matjeve të bëra dilte se Vetëvendosje do të binte nga 32 deputetë sa i ka dhënë KQZ me rezultatet përfundimtare në 29 duke e humbur paksa peshën në koalicionin qeverisës me LDK-në, e cila do t’i merrte 28 ulëse në Kuvend. /Periskopi












