MDIS publikon “Rezultatet Preliminare të Regjistrit të Diasporës sipas ndarjes më të lartë administrative territoriale nëpër shtete”

MDIS publikon “Rezultatet Preliminare të Regjistrit të Diasporës sipas ndarjes më të lartë administrative territoriale nëpër shtete”

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka bërë sot prezantimin e publikimit: Rezultatet Preliminare të Regjistrit të Diasporës sipas ndarjes më të lartë administrative territoriale nëpër shtete. Zëvendësministri i Diasporës, Isni Kilaj ju bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të diasporës të regjistrohen sepse sipas tij, ata i duhen vendit për të gjitha çështjet. Ai më […]

Zëvendësministri i Diasporës, Isni Kilaj ju bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të diasporës të regjistrohen sepse sipas tij, ata i duhen vendit për të gjitha çështjet.

Ai më tej ka shtuar se edhe në zgjedhjet e fundit ka pasur problem sa i përket mos regjistrimit të diasporës.

“Është shumë më rëndësi që ne të kemi një regjistër të tillë sepse asnjëherë deri sot nuk kemi pasur një numër të përafërt për të gjithë shqiptarët që jetojnë në diasporë sepse kemi pasur një migrim të madh. Është me rëndësi që ne si komb të kemi një numër të përafërt të gjithë shqiptarëve”. Ka thënë Kilaj.

Në prezantimin e bërë nga eksperti i demografisë Kadri Sojeva janë treguar të dhënat e popullsisë në diasporë që janë regjistruar, në vende të ndryshme.

“Gjermania ka 37% të emigrantëve, kurse Zvicra 29.30%. Viti i migrimit më frekuencën më të madhe janë prej vitit 1990 deri në vitin 1995. Hulumtimi i të dhënave është bërë me 400 mijë  të anketuar” ka thënë ndër të tjera z.Sojeva.

Nga rezultatet ka dalë se shteti me më së shumti diasporë shqiptare të regjistruar është Gjermania duke u pasuar nga Zvicra.

Ndërsa shumica e popullsisë shqiptare që jetojnë në diasporë, nuk kanë të regjistruar biznese.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka nisur procesin e regjistrimit të diasporës në vitin 2014, proces i cili deri në vitin 2017 u realizua në dy forma, atë fizike përmes formularëve dhe elektronike.

Ndërsa që nga viti 2017, regjistrimi i diasporës është bërë vetëm në mënyrë elektronike.

MDIS deri më tani ka realizuar dy publikime të regjistrit. Një në vitin 2017 që kishte të dhëna të përgjithshme të popullatës aktive në diasporë, ndërsa në publikimin e korrikut të vitit 2019, kishte regjistrim të bizneseve të diasporës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?