Mbyllet dega e gazetarisë në Maqedoninë e Veriut

Mbyllet dega e gazetarisë në Maqedoninë e Veriut

Vetëm 9 studentë të Maqedonisë së Veriut janë regjistruar këtë vit në degën ë gazetarisë në Universitetin Publik në kryeqytetin maqedonas. Kjo ka ndikuar në vendimin që të mbyllet dega e gazetarisë dhe të fuzionohet më fakultetin juridik. Ky lajm ka shqetësuar profesionistët e medias, të cilët në një konferencë në Shkup konstatuan se ky […]

Kjo ka ndikuar në vendimin që të mbyllet dega e gazetarisë dhe të fuzionohet më fakultetin juridik.

Ky lajm ka shqetësuar profesionistët e medias, të cilët në një konferencë në Shkup konstatuan se ky trend është pasojë e situatës së përgjithshme të lirisë së medies në vend dhe perceptimit të shoqërisë ndaj gazetarëve.

Në konferencën “Mediat dhe Demokratizimi në Ballkanin Perëndimor’ organizuar nga Instituti Kosovar për Media dhe Komunikim, në bashkëpunim me BIRC , mbështetur nga Western Balkan Fund,  panelistët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova nënvizuan nevojën për fuqizimin e gazetarisë hulumtuese dhe mbrojtjen e gazetarëve.

Zaneta Trajkovska nga Instituti I Studimeve të Komunikimit shprehu shqetësim për mos evoluimin adekuat të studimeve në fushën e gazetarisë, duke iu referuar faktit se shumica e lajmeve që prodhohen, veçmas për TV, janë kryesisht takime protokollare.

“Është domosdoshmëri avancimi i studimeve të gazetarisë. Edhe në kohën kur isha studente kemi pas program më cilësor të studimeve, ku kemi mësuar se komunikatat për shtyp nuk janë lajm, por mund të shërbejnë pikënisje për të. Ky profesion është jetik për demokratizimin e shoqërisë, prandaj të gjithë duhet të angazhohemi për këtë qëllim”, tha ajo.

Panelistët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova duke prezantuar situatën aktuale, legale dhe sfidat në të bërit gazetari në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, theksuan nevojën që pushtetet të mos përcaktojnë agjendën mediale dhe që të evitohet kontrollimi i medieve dhe censura.

Shqetësuese u paraqit edhe autocensura në rritje e gazetarëve, të cilët po përballen me presion politik dhe ekonomik.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?