MASHT do të punësojë rreth 100 persona që të punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta

MASHT do të punësojë rreth 100 persona që të punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta

Ministria e Arsimit kishte paraparë që këtë vit të punësohen rreth 100 asistentë, të cilët do të punonin në shkolla me fëmijët me nevoja të veçanta. Për këtë qëllim janë kryer trajnime të shumta si dhe është ndarë buxheti i nevojshëm, por shumica e komunave ende nuk i kanë shpallur konkurset për pranimin e tyre. […]

Ministria e Arsimit kishte paraparë që këtë vit të punësohen rreth 100 asistentë, të cilët do të punonin në shkolla me fëmijët me nevoja të veçanta.

Për këtë qëllim janë kryer trajnime të shumta si dhe është ndarë buxheti i nevojshëm, por shumica e komunave ende nuk i kanë shpallur konkurset për pranimin e tyre.

Zyrtarë të Ministrisë se Arsimit thonë se janë të befasuar me këtë gjendje, pasi kjo ka qenë kërkesë e komunave dhe angazhimi i tyre është i domosdoshëm.

Udhëheqësja e Divizionit për Arsimin e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta në Ministrinë e Arsimit, Lulavere Behluli, tha për Radio Kosovën se pas kërkesave të shumta nga drejtoritë komunale të arsimit është bërë përgatitja e 100 asistentëve si dhe është ndarë buxheti, por komunat ende nuk i kanë shpallur konkurset për pranimin e tyre.

“Ne si ministri i kemi bërë të gjitha përgatitjet për sa i përket mjeteve  buxhetore dhe përgatitjes se asistenteve, pasi që për secilën komunë ka qenë një vijë e veçantë  buxhetore. Për të gjitha komunat, kur është ndarë buxheti në muajin mars, ju  kanë ndarë mjetet dhe normat. Por tani krejt ky proces varet prej komunave dhe problemeve të brendshme që ata kanë pse nuk i kanë shpall konkurset deri tani”, Behluli.

Behluli po ashtu tha se kjo gjendje është dekurajuese për ministrinë  pasi kjo ka qenë kërkesë e komunave dhe prindërve, dhe angazhimi i këtyre asistentëve është i domosdoshëm.

“Sipas planifikimit që është bërë deri tani është dashur që të gjithë asistentët të jenë të punësuar. Mirëpo për neve është akoma e paqartë pse ky reagim kaq i ngadalshëm i komunave, duke e pasur parasysh që ato e dinë mirë se çfarë nevojash të mëdha kanë shkollat, prindërit, dhe nxënësit me nevoja të veçanta për këta asistentë. Me të vërtetë kjo është një gjë dekurajuese për neve si ministri”, tha Behluli.

E drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, që ka rreth 500 nxënës me nevoja të veçanta, Shpresa Shala, i tha Radio Kosovës se kur është ndarë linja buxhetore është bërë një gabim që këta asistentë janë paraparë si pjesë e administratës dhe për ketë arsye nuk ka qenë e mundur të shpallet konkursi.

“Por  me ligjin e ri është duke u rishikuar mundësia që deri në fund të vitit të shpallet konkursi, tha Shala

“Kërkesa e parë nga unë si drejtoreshë e arsimit ka qenë për Burimet Njerëzore që të punësohen e asistentët që do të punojnë me fë me fëmijët me nevoja të veçanta. Por përgjigja e tyre ka qene së është bërë një gabim në vijën buxhetore që 12 asistentë të cilët janë paraparë për Komunën e Prishtinës janë vendosur në administratë e jo në arsim. Tani me ligjin e ri për administratë, jemi duke e shikuar mundësinë për të gjetur bazë ligjore që të shpallim konkursin”, tha Shala.

Komunat të cilat deri me tani nuk kanë shpallur konkurs për pranimin e asistentëve të rregullt që do të punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta janë: Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Prizreni dhe disa komuna të tjera.

Në shkollat publike të vendit ka mungesë të  shërbimeve për nxënësit me nevoja të veçanta.

Asistentët që punojnë aktualisht nëpër disa shkolla, paguhen nga prindërit dhe ndihmohen nga shkollat në bashkëpunim me organizata të ndryshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?