Marinsi amerikan e vrau luftëtarin e ISIS-it dhe bëri foto me kufomën e tij: Trump merr vendimin

Donald Trump ka lëshuar urdhër direkt për të ndalur të gjitha masat disiplinore kundër zyrtarit të lartë të Marinës Amerikane që akuzohet për krime lufte në Irak, ka thënë sekretari amerikan i mbrojtjes. Mark Esper tha se presidenti i kishte dhënë instruksione atij gjatë të dielës, që Zyrtari i Lartë i Marinës Edward Gallagher të […]
Mark Esper tha se presidenti i kishte dhënë instruksione atij gjatë të dielës, që Zyrtari i Lartë i Marinës Edward Gallagher të mbante të drejtën e tij për të vënë Pinin Trident, një shenjë dalluese për njësinë elite të Navy Seal, që përmbys mundësinë për bordin disiplinor të marinës për të marrë masa kundër tij.
Sidoqoftë, kishte shtuar Esper, Gallagheri do të tërhiqej nga detyra në fund të këtij muaji.
Trumpi e mbrojti vendimin e tij gjatë të hënës, duke e përshkruar Gallagherin si “luftëtar” dhe duke pretenduar se ai ishte trajtuar jofer në krahasim me ushtarët e tjerë që kishin zbuluar sekrete ushtarake, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Gallagheri u shfajësuar për një akuzë për vrasje të ndodhur në vitin 2017 për therjen me thikë të një ushtari të Isis-i në Irak, dhe më pas kishte pozuar për një fotografi me kufomën e tij.
Esper ndërkohë deklaroi se nuk donte të ishte në këtë situatë.
“Presidenti është komandanti i ushtrisë. Ai ka çdo të drejtë, autoritet dhe privilegj që të bëj çka të dojë,” tha Esper para gazetarëve. /Periskopi












