MAPO: Familja kosovare ishte gjallë për 8 orë dhe pastaj ndërtesa u shemb, pse nuk u shpëtua?

MAPO: Familja kosovare ishte gjallë për 8 orë dhe pastaj ndërtesa u shemb, pse nuk u shpëtua?

Analiza më të hollësishme, padyshim që do të bëhen në vijim, kur të mbarojë emergjenca e kërkimit në rrënoja për të mbijetuar nga tërmeti shkatërrues që ra sot rreth orës 4 të mengjesit. Mirëpo, janë disa detaje që të bëjnë përshtypje. Një prej dramave më të mëdha ishte ajo e familjes Lala në Durrës. Anëtarët […]

Analiza më të hollësishme, padyshim që do të bëhen në vijim, kur të mbarojë emergjenca e kërkimit në rrënoja për të mbijetuar nga tërmeti shkatërrues që ra sot rreth orës 4 të mengjesit. Mirëpo, janë disa detaje që të bëjnë përshtypje.

Një prej dramave më të mëdha ishte ajo e familjes Lala në Durrës. Anëtarët e kësaj familje të madhe me origjinë nga Kosova ishin në vilën 3 katëshe. Prej tyre ka mbijetuar deri tani vetëm 17 vjeçari Ramë Lala.

Po ka diçka tronditëse në këtë rast. Sipas vëzhguesve dhe specialistëve të ndërtimit, kjo godinë ka marrë goditjen e parë në orën 4 të mengjesit. Për 8 orë me radhë, objekti me banorët brenda ka qendruar e anuar, e pjerrët, por e pashembur. Anëtarët e familjes Lala ishin aty brenda. E pamundur të dilnin, për shkak se dyert ishin bllokuar. Ata mund të kishin pësuar dëmtime, ose plagë, për shkak të goditjes së parë, por me siguri ishin gjallë. Kanë komunikuar dhe kanë kërkuar ndihmë.

Vila u shemb dhe ra përdhe në orën 12:00 dhe kjo u pa ‘live’ nga transmetimet e televizioneve. Në këtë moment, nuk kishte më çfarë të shpëtoje, sepse kishte vetëm gërmadha.

Pyetja është, përse për 8 orë nuk u bë asgjë? Pse nuk pati një ndërhyrje?

Mund të ishte e vështirë. Disa thonë që ajo godinë nuk kishte mjaftueshëm hekur, dhe mund të binte nga çasti në çast, e të thyhej si të ishte lodër. Kështu që, dukej e pamundur ndërhyrja. Por fakti është, se aty qendruan për 8 orë shumë prej viktimave, përpara se ndërtesa të binte krejt në tokë.

Ditët në vijim ndoshta do të sjellin një analizë më të qartë për këtë situatë. Misteri ngelet i fortë.

Teksti i mësipërm i takon gazetës shqiptare MAPO dhe PERISKOPI nuk merr përgjegjësinë e vërtetësisë së tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?