Macron i therret me urgjencë për një takim Thaçin e Vuçiqin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po marrin pjesë në “Forumin e Paqes” në Paris. Mediat serbe raportojnë se , presidenti i Francës, Emmanuel Macron papritmas i ka ftuar sot në një takim presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Siç shkruan mediumi serb “Blici”, Vuçiqi […]
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po marrin pjesë në “Forumin e Paqes” në Paris.
Mediat serbe raportojnë se , presidenti i Francës, Emmanuel Macron papritmas i ka ftuar sot në një takim presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Siç shkruan mediumi serb “Blici”, Vuçiqi e lëshoi panelin mbi multilaterizmin në kuadër të Forumit, që të merrte pjesë në bisedën me presidentin francez.
Presidenti francez, Macron mbrëmë kishte pasur takime bilateral me Thaçin e Vuçiqin.
Mirëpo siç meson ky medium nga burimet diplomatike në Paris, Macron kishte shfaqur dëshirën që sërish të takohej me Vuçiqin, e pastaj edhe Thaçin e Vuçiqin bashkërisht, transmeton lajmi.net.
Macron qysh më parë kishte theksuar disa herë dëshirën për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Francës në dialogun midis Beogradit e Prishtinës, i ndërprerë tash e një kohë.












