LVV i përgjigjet akuzave të Nismës për kërcënimet në QNR

LVV i përgjigjet akuzave të Nismës për kërcënimet në QNR

Nisma Socialdemokrate është ankuar se vëzhguesit e saj kanë vërejtur parregullsi dhe janë duke u përballur me presione nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Nismës Socialdemokrate, përfaqësuesit e LVV-së në KQZ, përkatësisht Nazlie Balaj dhe Adnan Rrustemi vazhdimisht kanë ndërhyrë në tavolinat ku po bëhet rinumërimi i votave, duke kërcënuar dhe shantazhuar stafin dhe vëzhguesit […]

Nisma Socialdemokrate është ankuar se vëzhguesit e saj kanë vërejtur parregullsi dhe janë duke u përballur me presione nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Nismës Socialdemokrate, përfaqësuesit e LVV-së në KQZ, përkatësisht Nazlie Balaj dhe Adnan Rrustemi vazhdimisht kanë ndërhyrë në tavolinat ku po bëhet rinumërimi i votave, duke kërcënuar dhe shantazhuar stafin dhe vëzhguesit e angazhuar në QNR.

Por Lëvizja Vetëvendosje mohon të ketë ndodhur diçka e tillë. Arlind Manxhuka zëdhënës për media në LVV, i ka thënë Periskopit se deklarimet e Nismës janë të pavërteta.

“Ka qindra vëzhgues aty, thjeshtë po shpifin me ngjall vigjilence nga QNR-ja. Janë akuza  boshe dhe të pavërteta, të cilat  as nuk do kisha dashtë me i komentu”, tha Manxhuka.

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i 1471 vendvotimeve. PZAP dhe Gjykata Supreme i kanë dhënë të drejtë Nismës Socialdemokrate e cila kishte kërkuar anulimin e rreth 3100 votave të ardhura ilegalisht nga Serbia. Ky vendim rezulton se me futjen në Kuvend të koalicionit Nisma-AKR me gjashtë deputetë.

LVV nga ana tjetër do të ketë 3 deputetë më pak, LDK  1 deputet më pak,  PDK minus 1 deputet dhe  AAK-PSD një deputet më pak./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?