Lufta poshtë pragut: Fatmir Limaj vs. Behgjet Pacolli, ja cili fitoi

Koalicioni Nisma-AKR del se nuk e ka kaluar pragun prej 5 për qind për t’u bërë pjesë e Legjislaturës së VII të Kuvendit të Kosovës. Kësaj partie i vyenin vetëm edhe 133 vota për ta arritur një gjë të tillë. Sidoqoftë, ata kanë ushtruar ankesë në PZAP dhe pritet të shihet nëse do të ketë […]
Ky koalicion politik ia doli që t’i fitonte 4,98 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Por, kush ishte kandidati më i votuar?

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së del se Fatmir Limaj ishte më i votuari nga ky koalicion me 26 mijë e 14 vota. Behgjet Pacolli ndërkohë, shkruan Periskopi, i mori vetëm 10 mijë 525.
Sidoqoftë, z.Pacolli ishte më i votuar se Limaj në komunën e Prishtinës. /Periskopi












