Lladrovci: Kurrë s’kam qenë truproje e Hashim Thaçit

Lladrovci: Kurrë s’kam qenë truproje e Hashim Thaçit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë një sqarim rreth nje video-inçizimi, ku ka thënë se anjëherë s’ka qenë truproje e Hashim Thaçit, presidentit aktual të Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se kjo është hera e dytë që manipulohet ky incizim në media, me porosi nga nostalgjikët serbo-jugosllavë të ashtu quajtur nga […]

Ai ka thënë se kjo është hera e dytë që manipulohet ky incizim në media, me porosi nga nostalgjikët serbo-jugosllavë të ashtu quajtur nga Lladrovci.

“Për qytetarët dhe mediat, dashamirë të këtij vendi dhe të kaluarës tonë, jap këtë sqarim: Kurrë në jetë nuk kam qenë truproje, me gjithë respektin ndaj këtij profesioni.

Një video e shkurtuar, e cila është emituar shumë herë dhe nuk është “e rrallë”, me qëllime manipulimi, lajmi është reduktuar me një mesazh shpifës, në një funksion që kurrë nuk kam qenë.

Kurrë nuk kam qenë truproje e askujt. Rreth këtij incizimi, i cili është shkurtuar e manipuluar, theksoj: Ky incizim është bërë në kohën e Luftës çlirimtare, gjatë bombardimeve, ku unë jam në cilësi të bashkëdrejtuesit të Zyrës së UÇK-së në Tiranë, së bashku me mediat, kemi lëvizur me dy helikopterë gjatë vizitës në qendrat me refugjatë.

Në helikopterin e parë kemi qenë së bashku me Kryeministrin e Qeverisë së përkohëshme, z. Hashim Thaçin dhe zëvendës kryeministrin e Qeverisë së Shqipërisë, z. Ilir Metën, me ç’rast kemi vizituar mijëra refugjatë nga Kosova në Korçë, Petrelë dhe Kukës.

Në helikopterin e dytë, kanë qenë dhjetëra media, të cilat kanë raportuar për luftën çlirimtare dhe refugjatët, media të njohura ndërkombëtare, media shqiptare e të tjera, të akredituara në Shqipëri.

Cilado nga mediat që ka publikuar sot këtë incizim me tekst shpifës, ka mund ta thotë të vërtetën, duke ua dhënë shpjegimet e duhura dhe reale lexuesve të vet. Për fat të keq, askush nuk kërkon sqarime, por, publikon shpifje. Kjo është hera e dytë që manipulohet ky incizim në media, me porosi nga nostalgjikët serbo-jugosllavë.

Ua rikujtoj shpifësve se mesazhi i takimeve me refugjatët ishte: Kosova së shpejti do të çlirohet dhe të gjithë do të ktheheni në shtëpi. Ashtu edhe ndodhi.

Respekt për qytetarët dhe mediat që nuk i besojnë këto manipulime”, është shprehur LLadrovci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?