Lituania falë spiunët rusë, i hap rrugë shkëmbimit

Dy rusë të burgosur për spiunazh janë falur nga presidenti i Lituanisë. Kjo mund të hapë rrugë që Rusia të lirojë dy lituanezë dhe një norvegjez përmes një shkëmbim spiunësh. Rusia disa orë më parë ka thënë se do të përgjigjet në mënyrë të ngjashme njoftimit të Lituanisë. Për disa javë Norvegjia, Rusia dhe Lituania […]
Dy rusë të burgosur për spiunazh janë falur nga presidenti i Lituanisë. Kjo mund të hapë rrugë që Rusia të lirojë dy lituanezë dhe një norvegjez përmes një shkëmbim spiunësh.
Rusia disa orë më parë ka thënë se do të përgjigjet në mënyrë të ngjashme njoftimit të Lituanisë.
Për disa javë Norvegjia, Rusia dhe Lituania kanë shqyrtuar shkëmbimin e treanshëm.
Rusët Nikolai Filipchenko dhe Sergei Moisejenko u burgosën në shtetin Baltik dy vjet më parë, shkruan BBC.
Norvegjia është përpjekur të sigurojë lirimin e Frode Berg, i cili u arrestua në Moskë në vitin 2017.
Edhe Lituania ka dy shtetas në burgjet ruse që janë dënuar për spiunazh.
Yevgeny Mataitis dhe Aristidas Tamosaitis u burgosën në vitin 2016.
Lituania ishte një ish Republikë Sovjetike por që nga pavarësia në vitin 1990 është anëtarësuar në BE dhe NATO, përcjell Periskopi.












