Lista Serbe takohet me emisarin e Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka ftuar në takim për sot në Berlin, krerët e Listës Serbe. Siç i është konfirmuar Klan Kosovës, takimi do të mbahet në Ambasadën amerikane në kryeqytetin gjerman aty ku Grenell është ambasador. Pos me Grenell ishin paralajmëruar edhe takime të delegacionit të LS-së […]
Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka ftuar në takim për sot në Berlin, krerët e Listës Serbe.
Siç i është konfirmuar Klan Kosovës, takimi do të mbahet në Ambasadën amerikane në kryeqytetin gjerman aty ku Grenell është ambasador.
Pos me Grenell ishin paralajmëruar edhe takime të delegacionit të LS-së në Berlin me zyrtarë të lartë të Qeverisë së kancelares Angela Merkel.
Tema kyçe të bisedimeve do të jenë mundësia që Lista Serbe të jetë pjesë e Qeverisë në ardhje të Kosovës si dhe mundësitë e rinisjes së dialogut kosovaro-serb që është ndalur tash e një vit.












