Limaj sërish sulmon KQZ’në: Legalizoi kontrabandë

Limaj sërish sulmon KQZ’në: Legalizoi kontrabandë

Kreu i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka hedhur akuza ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. Limaj tha se rezultatet e shpallura janë të falsifikuarA. ”Rezultatet që ka shpallur KQZ-ja është rezultat i fabrikuar, i falsifikuar – ka legalizuar diçka që është kontrabandë”. ”Leximi i rezultatit nga […]

Limaj tha se rezultatet e shpallura janë të falsifikuarA.

”Rezultatet që ka shpallur KQZ-ja është rezultat i fabrikuar, i falsifikuar – ka legalizuar diçka që është kontrabandë”.

”Leximi i rezultatit nga KQZ-ja është shkelje e Ligjit. Ka quajtur vota ato që nuk janë vota dhe qytetarëve të Kosovës i është dhënë rezultat i cili është i parregullt. Votat e rregullta janë ato që janë votuar në Kosovë, ato me kusht dhe ato që kanë ardhur me kohë”.

”Në këto vota përjashtoj votat kontrabandë të ardhura nga Serbia.Ky është rezultat i fabrikuar – vota të kontrabanduara”.

Ai tha në Analizën Zgjedhore se qysh kur vërejtën defektin e parë në procesin e 6 tetorit, shkuan në KQZ me një kërkesë por një e tillë nuk u mirëprit.

”KQZ ne momentin kur kemi hetuar se ka lëshuar një formular me defekte që mund të sjellin pasoja në rezultatin përfundimtar, iu kam shkruar një kërkesë duke thënë t’i rinumërojnë votat. Nuk kemi telashe me kutinë e votimit që janë votuar”.

”Vlerësimi i tyre është bërë gabueshëm. KQZ nuk e ka marrë këtë defekt, e ka lëshuar një formular unik të vetmin në të gjitha vendvotimet e Kosovës”.

”Në emër të ruajtjes së integritetit të KQZ-së ka shkatërruar edhe integritetin e vet por edhe të zgjedhjeve sepse ky formular ishte gjithkund”.

”Nuk kemi telashe me votën në kuti që është shumë me rëndësi, dhe një rinumërim do ta eliminonte këtë gabim dhe do të minimizonte ankesat më vonë të kandidatëve. Ajo nuk e zgjodhi atë, shkoi me 800 kuti. A është formulari i vetëm? A po thua që formulari po ka defekte? Si është e mundur që 800 kuti me defekte?”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?