Limaj: Lakmia e VV’së për më i pas 3 deputet më shumë është joligjore

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se VV po tenton të grabisë mandate e partisë së tij, shkruan Periskopi. Limaj ka thënë se VV’së i takojnë aq deputet sa i ka votuar populli dhe nuk duhet grabisë mandatet tona. “Në mënyrë joligjore me marrë mandate, 120 deputet i ka kuvendi nuk janë krejt […]
Limaj ka thënë se VV’së i takojnë aq deputet sa i ka votuar populli dhe nuk duhet grabisë mandatet tona.
“Në mënyrë joligjore me marrë mandate, 120 deputet i ka kuvendi nuk janë krejt të një partie, ti ki vota sa të kanë dhanë populli, qysh po menon me i marrë votat, me 42 mijë vota m’i marrë deputet tanë, kjo i bjen me i vjedh zgjedhjet”
“Lakmia për më i pas 3 deputet, nuk ban kështu në mënyrë jo ligjore, lakmi jo ligjore”, ka thënë Limaj në Debat Plus.
Ankesat e VV’së sipas Limajt nuk janë “shenjë e mirë për ata që kanë më drejtu shtetin”./Periskopi/












