Limaj e quan fitore vendimin e Supremes: Nuk u lejuan votat e kontrabanduara nga Serbia

Limaj e quan fitore vendimin e Supremes: Nuk u lejuan votat e kontrabanduara nga Serbia

Kryetari i Nisma-s Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila refuzoi ankesat për njohjen e votave nga Serbia. Në reagimin që Nisma ka lëshuar në FB, shkruhet: Vendimi i Gjykatës Supreme është fitore e ligjshmërisë. Ky vendim sikur ai i PZAP-së mbrojti integritetin e zgjedhjeve të cenuar nga veprimet e paligjshme. […]

Kryetari i Nisma-s Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila refuzoi ankesat për njohjen e votave nga Serbia.

Në reagimin që Nisma ka lëshuar në FB, shkruhet:

Vendimi i Gjykatës Supreme është fitore e ligjshmërisë. Ky vendim sikur ai i PZAP-së mbrojti integritetin e zgjedhjeve të cenuar nga veprimet e paligjshme.

Gjykata Supreme dhe PZAP me këto vendime treguan se shteti ligjor këtu funksionon dhe institucionet e këtij shteti ligjor janë gardian në mbrojtje të ligjit dhe demokracisë në Kosovë, dhe se ato kanë integritet të lartë profesional e shtetëror dhe nuk lejuan asnjë interferim nga jashtë, por në mënyrë strikte e kthyen ligjshmërinë në këtë proces, i cili ishte sfiduar seriozisht nga njerëz të papërgjegjshëm, që për përfitime të tyre ishin të gatshëm të dëmtojnë procesin më të rëndësishëm në një shtet ligjor, siç janë zgjedhjet e lira.

Ne si Nismë ndihemi krenar që ngritëm zërin dhe u angazhuam fuqishëm me gjithë kapacitetin tonë që të mos lejojmë para syve tanë individë të caktuar përmes kontrabandimit të deformojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ne fort besojmë që angazhimi ynë si parti, që solli këto dy vendime është fitore për Kosovën dhe këto vendime do t’i shërbejnë përgjithmonë Kosovës dhe zgjedhjeve që do të mbahen të ardhmen.

Pas këtij vendimi në dy shkallët më asnjëherë nuk mund që persona të papërgjegjshëm të grabisin e deformojnë vullnetin e qytetarëve në mënyre të paligjshme, siç kanë tentuar këtë radhë.

Sot ka fituar Kosova e gjithë atyre që duan ta shohin një shtet funksional, ligjor e demokratik, që nuk bën kompromise të ndyra, në dëm të ligjit e rrjedhimisht edhe në dëm të shtetit ligjor.

Andaj, unë shfrytëzoj rastin që në emër të Nismës dhe partnerëve të koalicionit dhe me tepër se 42 mijë votuesve të koalicionit tonë, tu shprehi mirënjohje, respektin dhe konsideratën time më të lartë të gjithë gjyqtarëve profesionistë të cilët kanë marrë këtë vendim dy herë.

Të jeni të bindur që ne të gjithë ndihemi më të sigurt nga profesionalizmi dhe integriteti juaj profesional që keni treguar në këtë çështje.

Urime të gjithë anëtarëve të Nismës dhe koalicionit tonë!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?